Policia e Tropojës ka asgjësuar përmes djegies 3659 bimë kanabis në fshatrat Gjonpepaj dhe Curraj i Epërm, ndërsa ka proceduar penalisht kryeplakun e fshatit Gjonpepaj edhe 2 inspektorë mjedisi të këtyre zonave për moskallëzim të krimit dhe për shpërdorim të detyrës.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, kanë finalizuar fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, në kuadër të të së cilës: në fshatin Gjonpepaj, janë gjetur të kultivuara 3543 bimë të tjera narkotike cannabis sativa; në fshatin Curraj i Epërm, janë gjetur të kultivuara 116 bimë narkotike cannabis sativa. Nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit A. Q. dhe Gj. P., inspektorë të mjedisit në të dy këto fshatra”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.