Rritja e çmimeve në sektorin e turizmit në vendin tonë, ka dhënë efektet e veta, të cilat kanë prekur më së shumti pushuesit shqiptar, qofshin ata vendas, të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Këtë fakt e kanë konstatuar vetë administratorët e hoteleve dhe resorteve në bregdetin e Durrësit, i cili për vite me radhë ka qenë bregdeti më i preferuar për shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së veriut.

“Ky është trendi, janë vetëm në fundjavë”, thotë Flavio Farruku, menaxher hoteli, Durrës.

Menaxherët e hoteleve këtë fenomen me pushuesit shqiptar ia kushtojnë rritjes së çmimeve. “Në hotelin tonë ka një rënie. Normalisht, nga klientët vendas nuk pritet edhe aq mirë, por kjo ndodh në bazë të çmimeve që janë rritur në të gjithë vendin tonë”, thotë Farruku.

E nëse dikur ishin pikërisht pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që shpëtonin sezonet në vendin tonë, tani duket se shpëtimi po vjen nga turistët e huaj. “Mbi 90% janë të huaj, nga vendet skandinave”.

Rezervimet për këtë sezon flasin për një kërkesë të shtuar që shkon deri përtej 15 shtatorit nga turistët e huaj.