Është disi e vështirë të përkufizosh pabesinë, e lëre më ta kornizosh me numra, pasi çdo person punon dhe vepron ndryshe. Mirëpo për këto raste ka sondazhe, të cilat mund të na japin disa prova shumë të forta. Si për shembull, na dhanë përgjigjen me të dhëna për pyetjen “Në çfarë moshe partneri është i prirur për të tradhtuar?”.

Sipas hulumtimeve të universiteteve të Nju Jorkut dhe Kalifornisë, të dhënat janë të ndryshme për burrat dhe gratë.

Një mashkull ka më shumë gjasa të jetë i pabesë:

Në momente të vështira dhe kur ndihet më i pambrojtur, për shembull kur ndodhin ndryshime të mëdha në jetën e tij, ose kur përballet me një ngjarje të pakëndshme që e ka të vështirë ta menaxhojë.

Një burrë priret të jetë i pabesë midis moshës 60 dhe 79 vjeç.

Ndërsa sa i përket femrave, mosha më e mundshme për të qenë të pabesë është midis 28 dhe 37 vjeç.