Jashtë dyerve të Parlamentit, studentët e mjekësisë sfiduan temperaturat e larta duke protestuar kundër vendimit të qeverisë për t’i mbajtur ata 5 vite në Shqipëri pas specializimit.

Sipas tyre vendimi është i njëanshëm dhe antikushtetues.

Në mes të sezonit të provimeve dhe të nxehtit përvëlues, studentët e mjekësisë kërkuan që në seancën e fundit parlamentare të mos votohet vendimi i qeverisë për t’i mbajtur ata 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të specializimit.

Pasi zëri I tyre nuk u dëgjua në konsultime dhe në Komisione, studentët kërkuan fjalën në Parlament. Sipas tyre vendimi i qeverisë është i një anshëm dhe se shkel të drejtat kushtetuese.

Duket se projekt-vendimi është marrë si shembull nga vendet europiane. Studentët nuk janë kundër qëndrimit në Shqipëri, por thonë se largimi detyrohet për shkak të kushteve.

Nëse studentët dështojnë nëmbrojtjen e kauzës së tyre në rrugë ligjore, paralajmërojnë bojkotin e vitit tëri akademik.