Temperaturat e larta dhe fluksi i sezonit veror drejt zonave turistike po krijojnë sfida për rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Në një konferencë të përbashkët me drejtuesit e OSHEE, ministrja Belinda Balluku garantoi furnizimin dhe gatishmërinë e grupeve në terren për të ndërhyrë për çdo problematikë.

Numri dy i qeverisë paralajmëroi edhe bizneset dhe individët që kryejnë lidhje të jashtëligjshme.

Ministrja e Energjisë iu adresua edhe qytetarëve për t’iu kërkuar të mos shpërdorojnë energjinë përgjatë këtyre ditëve të nxehta.

Aktualisht janë rreth 1,100 punonjës të dedikuar në terren vetëm për zonat turistike, me një numër të madh grupesh për kontrollin e problematikave të raportuara, por edhe për lidhjet e paligjshme.