Një zjarr ka përfshirë kodrat midis fshatit Radhimë dhe Tragjas në zonën e Vlorës.

Përgjatë zonës së Radhimës, flakët e zjarrit të ndihmuara dhe nga era janë duke djegur kryesisht shkurre, por duke rrezikuar dhe stanet dhe vreshtat që ndodhen përgjatë baypass-it mbi fshatin Radhimë.

Temperaturat e larta, por dhe era që fryn kryesisht në këtë orë ndihmon flakët e zjarrit të përparojnë.

Zjarrfikësit e Vlorës janë duke punuar për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre. Dy automjete dhe dhjetë punonjës të forcave zjarrfikësve janë angazhuar në terren për të shuar flakët.