Koronavirusi që ka pushtuar botën duket se e ka pas të pamundur që të futet në një vend.  Në Itali është një vend të vogël i cili nuk e di dhe nuk e ka njohur deri më tani koronvirusin.

Mediat vendase bëjnë me dije se në Bolognola një qytet i vogël në rajonin e Marche nuk është raportuar asnjë i infektuar me Covid.

Është një fshat i vogël në malet Sibillini, i njohur për majat e tij dhe për pistat e skive, në provincën Macerata. Ka pak më shumë se 150 banorë, por tërheq shumë turistë, veçanërisht dashamirësit e borës dhe malit.

Ndër të tjera në media theksohet se ajo që është mister për këtë vend është fakti se si deri më tani nuk është arritur që të ketë të infektuar.

Ndërkohë kryebashkiaku Cristiana Gentili, është shprehur se e gjithë kjo ka ndodhur për shkak të bashkëpunimit të shkëlqyer midis të gjithëve: administratë, restorante, ambiente akomodimi, qytetarë.