Një 38-vjeçar që kërcënonte një vajzë të re për ta shfrytëzuar për prostitucion është vënë në pranga, ditën e sotme në Durrës.

Siç bëhet e ditur, Tajar Vrenozi ishte shpallur në kërkim më 17 qershor të këtij viti, pas një hetimi katërmujor.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe 28-vjeçarja e shpallur në kërkim për ushtrim të prostitucionit.

Bëhet e ditur se nga provat e siguruara nga hetimi katërmujor, dyshohet se 38-vjeçari kanoste shtetasen për të ushtruar prostitucion, si dhe i siguronte asaj klientë nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Në cilësinë e provës u sekuestruan një automjet, 4 celularë dhe një tablet.