Princesha Mako e Japonisë është fotografuar në transportin publik në qytetin e Nju Jorkut.

Vajza 31-vjeçare e princit të kurorës Fumihito dhe mbesa e perandorit në fuqi Naruhito u pa teksa hipte në autobus me bashkëshortin e saj.

Mako zuri kryetitujt në mbarë botën në vitin 2021 kur hoqi dorë nga statusi i saj mbretëror për t’u martuar me të dashurin e saj nga kolegji, 31-vjeçarin Kei Komuro.

Çifti u pa duke u përqafuar me njëri-tjetrin në stacionin e autobusit të martën teksa prisnin që të mbërrinte linja e tyre.

Ata ishin veshur thjesht dhe ishin duke parë nga celulari i Komuros. Në fotot e tjera, ata shihen me maska ​​​​në fytyrë ndërsa hipin në një autobus dhe u ulën përqafuar me njëri-tjetrin.

Dyshja u martuan me një ceremoni civile në vitin 2021 dhe Mako u transferua në qytetin e Nju Jorkut.

Është raportuar më herët se ata jetojnë në një apartament luksoz me një dhomë gjumi dhe besohet se janë të pavarur financiarisht.

Ish-princesha kishte të drejtën e një pagese prej 1.3 milionë dollarësh nga qeveria japoneze pasi hoqi dorë nga statusi i saj fisnik, por ajo i refuzoi.