Euro e ka mbyllur këtë javë me një rritje të lehtë përballë lekut.

Valuta europiane sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë po këmbehet për 103.83 lekë duke fituar 0.05 pikë në raport me një ditë më parë.

Në shitje euro po këmbehet me 104.37 lekë, ndërsa po blihet për 103.31 lekë. Dollari gjithashtu ka pësuar një rritje të lehtë, ndërsa paundi ka zbritur në 120 lekë.