Një person në TikTok, i cili pretendon se udhëton në kohë, ka deklaruar se së shpejti do të vijë dita kur alienët do të na pushtojnë.

Eno Alaric, i cili përdor emrin @theradiantimetraveller në rrjetin social, thekson se është nga viti 2671. Ai pati postuar në tetor të vitit të kaluar një video që është bërë virale ditët e fundit.

“Jam një udhëtar në kohë. Botës do t’i vijë fundi shumë shpejt. Një lloj armiqësor jashtëtokësori do të vijë të pushtojë Tokën dhe ne nuk do të fitojmë. Një specie tjetër alieni do të shpëtojë disa nga ne”, shkruan Eno.

Edhe më parë, ky TikTok-er ka bërë video mbi planete të tjerë binjakë me Tokën, portale që hapin dimensione të reja dhe jashtëtokësorë.

Ai ka thënë gjithashtu se një stuhi diellore do të godasë Tokën në vitin 2026 dhe kjo do të shkaktojë një “black out” total në të gjithë planetin.