Për të tretën ditë radhazi euro po fiton terren duke rritur vlerën e tij kundrejt monedhës vendase. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë monedha europiane po këmbehet me 107.63 lekë. Një rritje me 1.43 pikë në 24 orët e fundit.

Në shitje euro po këmbehet për 108.26 lekë, ndërsa po blihet për 106.93 lekë. Pas disa javësh në rënie të ndjeshme, edhe valutat e tjera duket se po shkojnë drejt rritjes.

Drejt përmirësimit paraqiten dollari amerikan edhe franga zviceriane të cilët  kanë regjistruar rritje të konsiderueshme të kuotës me mbi 2.2 pikë teksa po këmbehen përkatësisht me 99.48 lekë dhe 113.06 lekë. Ndërsa paundi britanik është fuqizuar me 1.67 pikë. Kjo javë regjistron ditët më të qëndrueshme për monedhat e huaja.