Miranda Kerr së shpejti do të bëhet nënë për herë të katërt. Në fotot që ka postuar në Snapchat, modelja dhe sipërmarrësja 40-vjeçare ka treguar barkun e saj të rrumbullakosur, ndërsa ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës.

Kerr është në pritje të një djali me bashkëshortin dhe themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel. “Shumë e emocionuar për të shpallur fëmijën numër 4 ”, ka shkruar ajo, pak para se të postonte një foto të dytë ku shkruan: “Është një djalë ”.

Çifti ka edhe dy fëmijë, Hart, i cili është 5 vjeç dhe Miles, i cili është 3. Modelja ka gjithashtu një djalë nga martesa me Orlando Bloom, Flynn, i cili tani është 12 vjeç.