Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një deklaratë nga selia blu kërkoi nga SPAK dhe KLSH që të nisin hetimet për TEC-et lundrues në Vlorë.

Sipas Këlliçit, kompania që ka fituar tenderin për dy TEC-et lundrues rezulton se është offshore.

“Në vitin 2022 qeveria vendosi shpalljen e një tenderi me procedure emergjente për marrjen me qira të dy anijeve gjenerator. Kjo me justifikimin që Shqipëria ishte në krizë energjitike. Në ofertën që i është dorëzuar KESH-it rezulton se aplikimi është bërë nga firma prestigjoze Excelerate Energy. Oferta shoqërohet dhe me logon e saj, por kur lexon brenda dokumenteve, në certifikatën eregjistrimit shihet se është dhënë akti i regjistrimit i një tjetër firme: Excelerate Global Operations LLC, ndërsa personi që ka firmosur ofertën është Daniel Bustos, shefi i njësisë tregtare i një tjetër Excelerate, asaj LimitedPartnership. Të dyja kompanitë, si Excelerate Global Operations ashtu edhe Excelerate Energy Limited Partnership, rezultojnë me seli në Delaëare, në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, që njihet si parajsë fiskale dhe ruan anonimatin e emrave të pronarëve të kompanive që regjistrohen atje. Thënë shkurt, offshore. I bëjmë thirrje publike Altin Dumani, Drejtues i SPAK dhe Arben Shehu, Kryetar i KLSH, të nisin menjëherë hetimet për këtë mega aferë financiare e dhe të kërkojnë urgjentisht ndërprerjen e të gjitha pagesave që bëhen në dëm të buxhetit të shtetit”, tha Këlliçi.