Protesta të dhunshme ka shpërthyer para stadiumit kombëtar në Sofje, ku është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura ndeshja kualifikuese për Euro2024 midis Bullgarisë vendase dhe Hungarisë mike.

Mijëra tifozë bullgarë të futbollit kanë dalë në rrugët e kryeqytetit, duke protestuar kundër mënyrës si po menaxhohet Federata e Futbollit, një demonstratë që përfundimisht është mbizotëruar nga aktet e dhunës.

Pak minuta para fillimit të sfidës, tifozët hodhën bomba të improvizuara molotovi, gurë dhe shishe plastike drejt policisë. Pas djegies së kazanëve të mbeturinave, policia është kundërpërgjigjur duke nxjerrë autobotet që hedhin ujë për shpërndarjen e turmës.

Rreth 1,600 policë me pajisje për rebelim u stacionuan rreth stadiumit në qendër të Sofjes, ndërsa mediat raportojnë se disa protestues kanë mbetur të plagosur nga përplasjet me forcat e rendit.

Ajo çka tërboi tifozët bullgarë dhe i bëri të dalin në shesh për të zbrazur zemërimin ishte vendimi i drejtuesve të Unionit Bullgar të Futbollit për të luajtur ndeshjen e së enjtes me tribunat bosh.

Kombëtarja bullgare nuk ka arritur të kualifikohet në një turne madhor për gati dy dekada. Pas dy humbjeve të fundit poshtëruese nga Shqipëria dhe Lituania në tetor, tifozët bënë thirrje për një protestë mbarëkombëtare, duke fajësuar drejtuesit e sindikatës për rezultatet e dobëta dhe duke kërkuar dorëheqjen e tyre.

Në javët e kaluara, tifozët e futbollit kanë thirrur “Dorëheqje!” në minutën e 18-të të çdo ndeshje kampionati, si shenjë proteste ndaj presidentit të Unionit Bullgar të Futbollit Borislav Mihaylov dhe ndihmësve të tij, të cilët kanë qenë në krye për 18 vitet e fundit.

Nga frika e trazirave të reja kundër udhëheqjes së tij, javën e kaluar Mihaylov i kërkoi UEFA-s të urdhëronte që sfida me Hungarinë të luhej me dyer të mbyllura për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme.

“Sindikata Bullgare e Futbollit i ka dhënë UEFA-s garancitë e nevojshme nga autoritetet përkatëse lokale dhe menaxhmenti i stadiumit në Sofje për të pritur ndeshjen në stadiumin kombëtar Vasil Levski pa spektatorë”, njoftonte UEFA me një deklaratë para sfidës.