Rrëzimi i kërkesës së Shqipërisë për ekstradimin e Ëngjëll Brahimit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici dhe djalit të tij 8-vjeçar, 20 vite më parë, nuk është i pari refuzim që i bëhet vendit tonë. Gjykata e lartë kanadeze hodhi poshtë pretendimet e Shqipërisë pasi identifikimi i Brahimit dy dekada më parë që u bë nga e veja e efektivit Astrit Braçe konsistonte në 4 foto, por që tashmë ato foto nuk mund të gjendeshin nga autoritete shqiptare.

E njëjta histori refuzimi ndodhi dhe me një nga personazhet kryesore të bandës së Durrësit. Plaurent Dervishajt u lirua nga qelia ku mbahej në Dubai që në fund të vitit 2020, kur u shpall në kërkim për bashkëpunimin në vrasjen e Vajdin Lamajt dhe të Klodian Saliut. Dervishaj u ndalua në Emiratet e Bashkuara, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar së bashku me, Lulzim Berishën, i cili mbetet në arrati. 

Për ‘’Lentin’’ siç e thërrasin të njohurit edhe pse sipas autoriteteve shqiptare dokumentet u dorëzuan Dubai e la të lirë pasi shkresat mbërritën me vonesë. Dervishaj ishte arrestuar në 10 dhjetor ndërsa Shqipëria i dërgoi letrat pas afatit 30 ditor për ekstradimin e tij. 

Në Dubai në fillim të vitit u arrestua dhe Dritan Shkëmbi një i kërkuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, por edhe ky rast u harrua. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin vijon të mbetet peng i procedurave të ekstradimit edhe pse ngjarja u zbardh nga policia por që porositësi autori dhe bashkëpunëtorët ende nuk janë ekstraduar për krimin.

Ekzekutori portugezi Ruben Saraiva u arrestua në Marok ndërsa deri më tani nuk është bërë asgjë për sjelljen e tij në Shqipëri. Në Angli edhe pse thuhej se për ekstradimin e porositësit por dhe bashkëpunëtorëve anglezë gjykata do vendoste këtë muaj, por nëntori po kalon dhe asnjë lajm lidhur me ta. Greqia është një tjetër histori dështimesh sa i përket ekstradimeve. I fundit Laert Haxhiu u arrestua në Greqi ndërsa ka bërë kërkesë për azil politik në shtetin fqinj.

E njëjta histori dhe me Bledar Jambellin porositësi në vrasjen e komisarit Artan Cuku. Për këtë të fundit dyshohet se ka paraqitur dokumente si minoritar grek ndaj për këtë arsye nuk është ekstraduar.