Një grup prej 15 studentësh kanë mësyrë këtë të premte Kullën e Pizës, duke kapërcyer kontrollet e sigurisë dhe kanë valëvitur nga kambanorja një flamur gjigand të Palestinës.

Ata ndezën gjithashtu disa flakadanë përpara se të zbrisnin.

Policia në Piza në një komunikatë për media sqaroi se grupi veproi i fshehur pas një kortezhi pacifist të përbërë nga rreth 500 persona, i cili mëngjesin e sotëm kaloi rrugët kryesore të qendrës deri në Piazza dei Miracoli.

Policia përmes videove po përpiqet të identifikojnë autorët.