Numri i viktimave në Gaza ka arritur në 18,608. Kjo u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, duke përditësuar numrin e ri të vdekjeve që nga fillimi i luftës.

Ndërkohë Izraeli ka deklaruar se do të vazhdojë luftën kundër Hamasit me ose pa mbështetje ndërkombëtare.

“Izraeli do të vazhdojë luftën kundër Hamasit me ose pa mbështetje ndërkombëtare. Një armëpushim në këtë fazë është një dhuratë për organizatën terroriste Hamas dhe do ta lejojë atë të kthehet dhe të kërcënojë banorët e Izraelit”, deklaroi ministri i Jashtëm Eli Cohen, një ditë pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në favor të një armëpushimi në Gaza.