Rreth 100 automjete u përfshinë në një përplasje masive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në orët e para të së enjtes, përgjatë autostradës që përshkon qytetin Fort Worth, në Teksas.

Aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga akulli që ishte formuar në asfalt, duke bërë që dhjetëra shoferë të humbnin kontrollin e automjeteve të tyre.

Deri tani, autoritetet policore në Teksas, thonë se kanë vdekur gjashtë persona dhe të paktën 30 të tjerë janë plagosur.

Sipas raporteve, radha e automjeteve pas aksidentit është më shumë se një kilometër e gjatë dhe se aktualisht ekipet e zjarrfikësve të mbërritura në vendngjarje po përpiqen të arrijnë njerëzit e bllokuar.

Nga imazhet dhe videot që vijnë nga vendi i aksidentit, është e mundur të shihen makina dhe kamionë të grumbulluara njëra mbi tjetrën.