Tre zyrtarë janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Ylli Imeri, Dafina Keça dhe Andrea dapaj, do të hetohen lidhur me tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë.

Të tre kanë qenë anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe dyshohen për shkelje të barazisë në tendera, në Ministrinë e Mbrojtjes.

Më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministrja e Mbrojtes, Olta Xhaçka.