Të paktën 178 të varë dhe qindra të tjerë të plagosur është bilanci i ditës së parë të sulmeve pas përfundimit të pauzës me Izraelit dhe Hamasit. Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria e shëndetësisë në Palestinë, e drejtuar nga Hamasi.

“Shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra,” tha ministria në një deklaratë teksa shtohet se të plagosurit për sot janë 589.

BBC raporton se shifrat e publikuara nga Hamasi nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur.

Nga ana tjetër, Francesca Albanese, Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Territoret e Pushtuara Palestineze deklaroi se përfundimi i armëpushimit është një gabim serioz.

“Është e papërgjegjshme duke pasur parasysh katastrofën humanitare në të cilën ndodhen njerëzit në Gaza”, tha Albanese.

“Popullsia në Gaza… nuk mund të durojë më dhunë, asnjë bombardim”, shtoi ajo.

E pyetur se cila mendonte se ishte zgjidhja më e mirë për të ecur përpara, ajo tha se komuniteti ndërkombëtar duhet “të ushtrojë një lidership të vërtetë në respektimin e ligjit ndërkombëtar si e vetmja rrugëdalje e mundshme, në interes të izraelitëve dhe palestinezëve”.