Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka shpallur të enjten vendimin për Mexhit Picarin dhe vajzën e tij, Dhurata Saliaj, të cilët akuzohen për vrasjen e Kudret Saliajt.

Gjykata vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për Picarin, ndërsa për vajzën e tij, Dhuratën, Apeli vendosi dënim me 4 vite dhe 6 muaj burgim.