Një 15-vjeçar në Tiranë ka përfunduar i plagosur me thikë në spital. Burime nga policia kanë bërë të ditur se autori i ngjarjes dyshohet të jetë një 16-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bedri Karapici”, ndërsa nga spitali mësohet se 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka shoqëruar autorin e dyshuar të plagosjes.

“Më datë 07.12.2023, në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton policia.