Një 19-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi u kap duke transportuar një sasi lënde narkotike. Droga u gjet e fshehur në automjetin që drejtonte i riu. Autoritetet kanë identifikuar pronarin e këtij automjeti dhe po vijon puna për kapjen e tij.

“DVP Elbasan/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. U kap në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, në automjetin që drejtonte, vihet në pranga 19-vjeçari dhe sekuestrohet lënda narkotike. Identifikohet pronari i këtij automjeti dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në kuadër të operacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, kanë vijuar punën në terren për goditjen e veprimtarive kriminale në këtë fushë.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, është organizuar puna për goditjen e këtij rasti.


Në rrugën “28 Nëntori”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. K., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. K., 19 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i automjetit, shtetasi K. Gj., banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, njofton Policia e Elbasanit.