Në mbylljen e viti 2023, konsumatorët u shfaqën më pesimistë për situatën ekonomike të vendit, ndërsa për bizneset situata është disi më ndryshe.

Në pyetësorin e përmuajshëm që Banka e Shqipërisë bën, treguesi i ndjesisë ekonomike që mat aftësinë e bizneseve për të kryer investime dhe konsumatorëve për të shpenzuar, u rrit lehtësisht me 2.2 pikë përqindje në fund të 2023.

Të frikësuar nga një rrije e mëtejshme e çmimeve, me të ardhurat në vendnumëro edhe qytetarët janë shprehur më pesimistë për situatën e përgjithshme ekonomike, por edhe për pritshmëritë e vitin që sapo kemi hyrë.

Në të njëjtën linjë kanë vijuar dhe disa prej sektorëve të bizneseve. Në të gjithë gjysmën e dytë të vitit, tregtia rezulton pesimiste duke vijuar rënien në dhjetor me 0.3 pikë përqindje. Çmimet e larta që rrjedhimisht po sjellin më pak konsum, po ulin xhirot te bizneset në këtë sektor.

Ndërsa industria edhe pse me një rritje të lehtë të besimit si pasojë e kontratave porositësve, është rënia e kërkesave për eksport dhe rritja e çmimeve të lëndëve të para të cilët tregojnë për një perfomancë jo të mirë të sektorit.

Besimi në ekonomi, konsumatorët e mbyllën vitin me pesimizëm

Të vetmit sektorë që besojnë se ekonomia po shkon mirë janë Ndërtimi dhe Shërbimet. Ndikuar dhe nga blerjet në fundvtit sektori i shërbimeve ku përfshihen supermarketet, baret e restorantet pësuan një rritje me 2.6 pikë përqindje. Ndërsa në perfomancë të mirë vijon ndërtimi, ky tregues u rrit me 9.1 pikë përqindje në dhjetor.