Revolucion i ri në horizont për futbollin. Pas VAR-it, në Angli mbërrin edhe “kartoni blu” për përjashtimet e përkohshme.

Kartoni i ri do t’i lejojë arbitrit të largojë nga fusha për 10 minuta lojtarët që protestojnë në mënyrë plateale ose kryejnë faulle jo të rrezikshme taktike për të ndërprerë lojën e kundërshtarit.

Kështu, kartoni blu do t’i shtohet kartonit të verdhë dhe atij të kuq. Kombinimi i dy kartonëve blu, ose mes një kartoni blu dhe të verdhë do të shkaktojë përjashtimin e menjëhershëm.

Data e miratimit zyrtar mund të jetë 2 marsi gjatë Kongresit të Përgjithshëm Vjetor i cili do të mbahet në Gllasgou, në Skoci.

Megjithatë FIFA frenoi entuziazmin, duke deklaruar se kjo risi duhet të testohet me pare ne nivelet e ulëta të futbollit.