Presidenti rus Vladimir Putin ka fituar 72.3 për qind të votave në qendrat e votimit jashtë vendit në zgjedhjet presidenciale të 15-17 marsit. Shifrat i bëri të ditura sot, Komisioni Zgjedhor në vend, sipas agjencisë ruse të lajmeve, RIA.

Rusët që jetonin jashtë vendit, përfshirë shumë që u larguan nga Rusia pas fillimit të luftës në Ukrainë, u lejuan të votonin në ambasadat dhe konsullatat e vendit.

Kujtojmë se rezultatet zyrtare i dhanë Putinit një mandat të ri gjashtëvjeçar si president me 87.3% të votave totale.