Një plagosje me mjete të forta ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Korçë. Siç bëhet e ditur, incidenti ka ndodhur në lagjen nr. 15, shtetasi ku një qytetar me inicialet S. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjete të forta një 65-vjeçar. Ky i fundit u dërgua në spital për mjekim. 

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende.