Një shtetas malazez i moshës 70 vjeç ka humbur jetën teksa po lahej në detin e Velipojës. 70-vjeçarin e ka nxjerrë uji në breg dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë, të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën e Velipojës dhe policinë.

Dyshohet se i moshuari Rexhep Brucaj ka pësuar atak kardiak, duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme. Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë, sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.

Është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të shtetases Drande Marku pak ditë më parë e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës, teksa ndodhej brenda në ujë duke pësuar goditje në zemër.

Velipojë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:05, shtetasi malazez R. B., 70 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.  

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.