Pas shpërndarjes së dy biletave të fundit për në çerekfinale, tani e kemi një tablo të plotë për ndeshjet çerekfinale të këtij europiani.

Duke përjashtuar Italinë, që u shkurorëzua përpara kohe, të gjitha skuadrat pretendente janë kualifikuar mes tetë më të mirave.

Takimet rezervojnë emocione të mëdha. 8 ekipe dhe vetëm 4 bileta për në gjysmëfinale. Gjithçka do të të vendoset në dytë. Faza çerekfinale nis të premten me dy ndeshje. Në orën 18:00 do të luhet supersfida, Spanja që përballet me Gjermaninë, ndërsa në mbrëmje Portugalia e Ronaldos do të luajë me Francen e Mbappes.

Të shtunën luhen dhe dy takimet e tjera çerekfinale, Anglia qe sfidon Zvicrën dhe Holanda që përballet me Turqinë. Gara mbetet e forte dhe emocionuese dhe Euro 2024 është i gjithi për t’u shijuar.