Argjentina është çerekfinalistja e dytë në Botërorin e Katarit, pas fitores 2-1 ndaj Australisë.

Një fitore më e vështirë sesa pritej, edhe duke parë që ekipi nga Amerika e Jugut ndodhej në avantazh të dyfishtë falë golit numër 789 në karrierën e tij fantastike që sot shënonte ndeshjen numër 1000 si profesionist, dhe që përtej golit ishte autor i një performance mbresëlënëse.Goli i Leo Messi

Në pjesën  e dytë, argjentinasit dyfishonin në minutën 57 me Alvarez, falë një gabimi trashanik të portierit australian Ryan që ishte i bindur të driblonte Alvarez, i cili e ndëshkon.    

Më pas ishte sulmuesi i Interit Lautaro Martinez që i hyrë nga stoli shpërdoron disa raste, ndërkohë që australianët ngushtojnë rezultatin me një gjuajtje pa pretendime të devijuar në portë nga Fernandez.Goli i Alvarez pas gabimit të portierit australian Ryan

Australianët kanë edhe rastin e barazimit në sekondat e fundit me 18-vjeçarin Garang Kuol, por ëndrra e tij nuk u realizua, falë pritjes së portierit Emiliano Martinez.Goli australian

Argjentina do t\ ndeshet në çerekfinale me Holandën, që sot mundi 3-1 SHBA.