I përdorin për të treguar mirëqenie apo për kursim energjie.  Qytetarët shqiptarë në 13 vitet e fundit i janë drejtuar më shumë paneleve diellore si një mundësi energjie për shërbime të ndryshme në  familjet e tyre. 

Një rritje e njësive ekonomike familjare por dhe e banesave të zakonshme ka zgjeruar edhe numrin e tyre që pajisen me panele diellore. Mbi 86 mijë panele deri në 2023 ose 66 mijë më shumë  u regjistruan në dekadën e fundit.

Qytetarët e shohin si një mënyrë të mirë për të kursyer energji.

Ekspertët e energjisë tregojnë vlerën e përdorimit të paneleve diellore në një vend si yni që pjesën më të madhe të vitit është me diell.

Censi 2023 nxori në dukje se në mbi 755 mijë njësi ekonomike familjare, 11,4 përqind zotërojnë panele diellore një rritje e ndjeshme krahasuar me Censin 2011. Një plan investimi në pallate sipas ekspertëve do t’i nxiste qytetarët të investonin më shumë.

2 vjet më pare, kur për shkak të krizës energjetike e ndikuar edhe nga lufta në Ukrainë, nisi të konsiderohej si domosdoshmëri diversifikimi burimeve të energjisë, qeveria ndërmori dhe një nismë tjetër.

2 mijë familje përfituan nga mbështetja për mbulimin e kostove në masën 70% për panelet për ngrohjen e ujit, kryesisht në Tiranë dhe Korçë. Ndërsa një thirrje e dytë pritet të hapet këtë vit. Përmes kësaj skeme një familje do të kursejë nga 2 mijë deri në 4 mijë lekë në muaj.