Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj shpërthen më herët kundër kryeministrit Kurti lidhur me takimin me Vuçiç në Bruksel. Në një postim në rrjetin social Facebook ai ka publikuar deklaratën e Kurtit pas sulmit në Banjskë, ku thoshte se nuk do të kishte dialog pa u ndëshkuar Serbia. Deputeti i opozitës akuzoi kreun e ekzekutivit për mungesë koherence dhe përdor fjalë të ashpra kundër tij, duke e  cilësuar një ‘mashtrues të lig’..

“Kryeministër i kujt është Albin Kurti? Në Bruksel duhet me shku për me pa se në çfarë gjendje jemi? Nga Vuçiçi do ta kuptoj se ku jemi? Kryeministër pa integritet, pa vizion dhe pa fije dinjiteti nuk mbahet mend të ketë pasur Kosova. Mashtrues i Lig”, janë fjalët e Selmanaj.