Basha pritet me entuziazëm në Mirditë: Mos ja hapni derën dështimit sërish, hapni zemrat për ndryshim

“Rama e ka lënë Shqipërinë si një vend pa qeverisje. Dështimi 8-vjeçar po troket në derë dhe kërkon të ulet këmbëkryq edhe katër vite të tjera. Mos ja hapni derën dështimit. Hapini zemrat për ndryshimi. Ejani të bëhemi bashkë për një qeveri të të gjithë shqiptarëve. Për një qeveri që do i shërbejë të gjithëve njësoj. Programi ynë do mundësojë zgjimin kombëtar ekonomik që t’u thahet lotët nënave nga emigracioni pashpirt. Në vend që të shkojnë në emigracion dyerve të botës do gjejnë në Shqipëri mundësitë e mohuara në 8 vite”, tha Basha.