Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, i cili akuzohet bashkë me 3 të tjerë për vrasjen e shokut të tyre. Ata akuzohen për vrasjen e Florian Lamçe në Elbasan me datë 30 korrik të vitit 2020.

Gazetarja Klodiana Lala raporton per BalkanWeb se me 18 vite u dënua dhe Ardiano Hajdari.

Prokuroria kërkoi 20 vite burg për Sanxhaktarin, e njëjta masë që u kërkua dhe për Hajdarin. Ndërkohë, Amadeus dhe Mehmet Muça u dënuan me 5 vite burg.