SPAK mbyll hetimin ndaj 23 shqiptarëve që kanë qenë pjesë e grupimeve terroriste gjatë konfliktit të armatosur në Siri.

Ata akuzohen për “pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në formacione luftarake në një konflikt të armatosur që zhvillohet në territorin e një shteti të huaj”.

14 të pandehurit meshkuj të dosjes janë hetuar në mungesë. Ata nuk janë gjetur brenda territorit shqiptar dhe një pjesë e tyre dyshohet se vijojnë të qëndrojnë në Siri. Ndërsa të pandehurat gra janë hetuar në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Mes tyre ndodhen edhe Floresha Rasha, apo të tjera gra, të riatdhesuara në Shqipëri, pas qëndrimit disavjeçar në kampin famëkeq Al-Hawl.

TË PANDEHURIT E DOSJES

Shyqyri Kaca                       (në mungesë)

Lavdie Kaca

Saimir Kaca                         (në mungesë)

Enes Kaca                            (në mungesë)

Ditar Bala                             (në mungesë)

Bajram Sulaj                       (në mungesë)

Entela Vladi

Fatbardh Taushani           (në mungesë)

Ali Balliu                               (në mungesë)

Ruzhdie Balliu

Elteva Stafasani

Arbër Stafasani                (në mungesë)

Stela Stafasani  

Usejd Stafasani                (në mungesë)

Etion Zani                            (në mungesë)

Klotilda Zani                       

Nertil Hysenllari                   (në mungesë)

Ledio Mehmeti          (në mungesë)

Ertion Luto                          (në mungesë)

Erdet Korro                         (në mungesë)

Almira Kastrati  

Floresha Rasha 

Brunilda Koçollari