Një zjarr ka rënë në parkingun e një pallati në Tiranë, në rrugën “Dritan Hoxha”.
Për të shmangur ndonjë incident janë evakuuar të gjithë banorët.
Zjarrfikësja po punon për vënien e flakëve nën kontroll, ndërsa në vendin e ngjarjes është edhe një ambulancë.
Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.