Një aksident më pasojë vdekje u regjistrua mbrëmjen e të premtes në Elbasan.

Abcnews.al sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Kujtojmë 47-vjeçarja M.K banuese në fshatin Jagodinë të këtij qyteti humbi jetën, pasi u hodh nga autobusi në momentin kur drejtuesi i shoferit ka kryer manovra të rrezikshme.

47-vjeçarja nga frika dhe paniku u hodh nga autobusi për të shpëtuar, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë drejtuesi i autobusit 49-vjeçari D.P., banues në Elbasan u arrestua nga policia.