Insomnia (pagjumësi) është një lloj çrregullimi i gjumit. Individët me insomnia e kanë të vështirë të bien në gjumë, të qëndrojnë në gjumë ose të dyja.
Vështirësitë e gjumit ndodhin të paktën tre netë në javë për të paktën 3 muaj. Njerëzit që përjetojnë insomnia zakonisht raportojnë të paktën një nga këto simptoma:
– zgjimi shumë herët në mëngjes – gjumë jo i mirë – probleme për t’i zënë gjumi ose për të qëndruar në gjumë
Këto simptoma mund të çojnë në simptoma të tjera, duke përfshirë:
– lodhje – ndryshime të humorit – nervozizëm
Ka trajtime farmaceutike dhe jofarmaceutike për pagjumësinë, por kura e duhur përcaktohet nga mjeku që ndjek rastin. Mund të rekomandohet gjithashtu trajnim për higjienën e gjumit. Ndonjëherë, sjelljet që ndërhyjnë te gjumi shkaktojnë insomnia. Meditimi është gjithashtu një metodë natyrale, e lehtë dhe pa ilaçe për trajtimin e këtij çrregullimi.
Ndryshime të tjera përfshijnë:
– shmangia e pijeve me kafeinë afër kohës së gjumit – shmangia e ushtrimeve para gjumit – minimizimi i kohës së shpenzuar në shtrat kur nuk keni ndërmend të flini
Alternativë tjetër është edhe aromaterapia – vajrat esencialë që mund t’ju ndihmojnë të flini janë kamomili, dru kedri, livando, dru sandali, neroli dhe portokall.