Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Tiranë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, ku në një servis automjetesh, në pronësi të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit, nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.