UEFA njoftoi zbatimin e një mase të re që përbën një revolucion. Bëhet fjalë për tifozët në këmbë. Pas dy dekadash me detyrimin që të gjithë shikuesit duhet të ulen në stola, kërkesa që bëri Anglia, Gjermania dhe Austria, ku është ende traditë që publiku të qëndrojë në këmbë, ka bërë që organi më i lartë i futbollit evropian të autorizojë këtë zakon.

Ky do të jetë viti kur diçka e tillë do të provohet në Champions League, Europa League dhe Conference League.

Borussia Dortmund është skuadra e parë që përshëndeti ndryshimin. Në këtë mënyrë, stadiumi i këtij ekipi do të rrisë kapacitetin e tij në ndeshjet e Champions League, në të cilat do të ketë një kapacitet maksimal prej 81 365 spektatorësh.

“Vitet e fundit ka pasur një tendencë në rritje drejt përdorimit të lokacioneve në këmbë në disa gara kombëtare. Tifozët e futbollit në të gjithë Evropën, si dhe klubet që përdorin në mënyrë rutinore ambiente të tilla brenda vendit, kanë shprehur interes në rritje që një praktikë e tillë të lejohet edhe në ndeshjet evropiane”, tha UEFA.

Siç u njoftua edhe nga organi i kryesuar nga Aleksander Ceferin, programi do të kufizohet, të paktën në sezonin e tij të parë, në klubet e pesë federatave të para të klasifikimit të UEFA-s, në të cilat vendet në këmbë tashmë janë të autorizuara dhe zbatohen në nivel kombëtar. Domethënë Anglia, Gjermania dhe Franca, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe vendor.

Programi do të zhvillohet gjatë fazës së grupeve dhe fazave të eliminimit deri në gjysmëfinale të garave të klubeve të meshkujve të UEFA-s 2022/23.