Ata e quanin atë ‘Escobar’ për nder të një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në botë.

Shqiptari 61 vjeçar, Hairi Cukani, u arrestua për trafik droge së bashku me dy të tjerë.

Operacioni u krye nga policia e Bolonjës, zonë ku ai ushtronte aktivitetin e paligjshëm.

61-vjeçari shqiptar përfundoi në pranga bashkë me dy të tjerë, njëri shqiptar.

Policia sekuestroi kokainë, hashash dhe 17 mijë euro para “cash”.

Pas operacionit të zhvilluar natën midis të enjtes dhe të premten e kaluar, policia arrestoi tre trafikantë droge, ‘Escobarin’, si dhe një shqiptar 32 vjeçar, Bledar Haruni, si dhe një marok 26 vjeçar, Abouzahid Ajlioub.

Pas pesëmbëdhjetë orësh vëzhgimi, durimi i policisë u shpërblye nga ardhja e dy shqiptarëve të cilët, pasi kishin parkuar makinën në rrugë, u drejtuan afër vendit për të zbuluar, me ndihma e një lopate, një kavanoz të  fshehur dy metra nën tokë (në foto).

Ata përfunduan në pranga për posedimin e kavanozit që përmbante dy kg kokainë të pastër.

Marokani  u arrestua më vonë pas kontrollit të shtëpisë, ku iu gjetën edhe 155 gramë hashash dhe 17 mijë euro para “cash”.

Pas arrestimeve, u provua në gjykatë akuza sipas medieve italiane, dhe trafikantët u dënuan me burgim.

Në qarqet e drogës, Cukani u mbiquajt ‘Escobar’ sepse, ashtu si krimineli kolumbian, edhe ai kishte zhvilluar metoda efektive për të shmangur vëmendjes dhe kapjen nga policia.

Ai e përdorte rrallë telefonin e tij celular dhe raportonte gjithmonë përmes palëve të treta. Po ashtu  e kontrollonte vazhdimisht makinën nga mekaniku për t’u siguruar që nuk kishte probleme ose GPS. Sidoqoftë, policia italiane pas hetimeve arriti të lokalizonin vendndodhjen e tij dhe më pas ta arrestonte atë.