Vdekje shumë e dhimbshme për një djalë të ri sot në mëngjes në Durrës, pasi i ka shpërthyer në duar një gomë kamioni duke i shkaktuar plagë fatale.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë në qytetin e Durrësit, në ambientet e një gomisterie.

Djali R.T., sapo kishte nisur punën ashtu si çdo mëngjes dhe ishte duke rregulluar një gomë të një kamioni.

Befas goma ka shpërthyer dhe për pasojë është lënduar shtetasi 20 vjeçari R.T., punonjës i gomisterisë, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.