Për prokurorin që është “arrest shtëpie” për dosjen e drogës Maksim Sota, gazetari Artan Hoxha tha se dy javë më parë ka nisur një procedim në Vlorë dhe deri më tani janë asgjësuar 50 mijë rrënjë kanabisi, pas udhëzimeve të dhëna nga italianët.

“A kanë ndikim politik? Pa diskutim që kanë. Ky prokurori, ka filluar një procedim në Vlorë, 50 mijë rrënjë kanabisi janë asgjësuar dhe ne nuk e dinim. T’i këpusë të gjithë ata që dalin aty. Të t’i japë italiani me saktësi, me koordinata”.

Duke u kthyer tek politizimi i rastit, Artan Hoxha tregon sesi është “përfshirë” tërthorazi kreu i shtetit Ilir Meta.

Që nga 2014, goditëm Lazaratin dhe jo financat dhe kokat e Lazaratit. Aty kishim kuadrot. Dhe kemi mbjellë gjithë këtë histori. Prandaj del ky Duçollari thotë kam mbjellë shumë në Skrapar me një të Lazaratit.

Ai ka vajtuar dhe ka mbjellë, a e di në cfarë fshati thotë? Në fshatin e Presidentit, Çepan thotë, kam mbjellë. Unë vij nga ajo zonë dhe e kam idenë dhe kam përshtypjen se është një çikë më tej, nuk është ajo zonë.

Kjo e politizon çështjen. Kam frikë se dikush ka qenë i interesuar që ta lëvizë nga ai fshat, e ka çuar në Çepan, prandaj politizohet historia, që aty brenda, ne kemi materiale, që Çepani bëhet lidhja” tha Hoxha.