Zbulohet identiteti i shqiptarit të cilit u sekuestruan 167.5 kg marijuanë në Igumenicë. Mësohet se personi që u arrestua është Mihal Leka, 37 vjeç, lindur në Sarandë.

37-vjeçari ishte dënuar më parë në Sarandë pasi ishte përfshirë në një vrasje që ndodhi në vitin 2016, shkruajnë mediat e huaja. Ai ishte i njohur edhe si një përdorues droge.

Policia greke ka arritur ta arrestojë Lekën, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Kujtojmë se lënda narkotike ishte e ndarë në 6 çanta, brenda së cilave kishte 83 pako gati për shitje. Gjithashtu u sekuestruan thika, dylbi me të cilat trafikantët kontrollonin zonën, por edhe sende të tjera me vlerë për hetimin.