Një grua 47-vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Ngjarja e rëndë është raportuar në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe.

Ishin familjarët ata që gjetën pa jetë 47-vjeçaren me inicialet V. G.

Policia thotë se ka dyshime që e ndiera të jetë dhunuar, pasi në trup janë konstatuar shenja.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.