Shkencëtarët thonë se koronavirusët në lidhje me Sars-CoV-2 mund të qarkullojnë te lakuriqët e natës në shumë zona të Azisë.

Virusi i përafërt me virusin Sars-CoV-2, i cili shkakton Covid-19, është zbuluar në lakuriqët e natës në një vend të shenjtë të botës së egër në Tajlandën lindore.

Studiuesit parashikojnë që koronavirusët e lidhur mund të jenë të pranishëm në shumë kombe dhe rajone aziatike.

Zbulimi i tyre thotë se janë gjetur viruse të lidhura në një distancë prej 4800 km (2,983 milje).

Studimi raportohet në Nature Communications.

Sipas revistës, studiuesit thanë me siguri, se nga  marrja e mostrave (vetëm Tailanda) ndonëse madhësia e kampionimit ishte e kufizuar, se koronaviruset “me një shkallë të lartë të lidhjes gjenetike me Sars-CoV-2 janë gjerësisht të pranishme në lakuriqët e natës në shumë kombe dhe rajone në Azi “.

Studimet e kaluara kanë sugjeruar që Sars-CoV-2 u shfaq fillimisht në një kafshë, dhe ka shumë të ngjarë te kaluriqët  natës,  përpara se të përhapet tek njerëzit.

Origjina e saktë e virusit është e panjohur, teksa po hetohet nga një ekip i porositur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në hulumtimin e fundit, ekipi i udhëhequr nga Lin-Fa Wang i Universitetit të Singaporit zbuloi një të afërm të ngushtë të Sars-CoV-2 në lakuriqët e natës, brenda një shpelle artificiale në një vend të shenjtë të botës së egër në Tajlandë.

Virusi i izoluar, i quajtur RacCS203, është i afërt me kodin gjenetik të SARS-CoV-2 (duke shfaqur 91.5% ngjashmëri në gjenomet e tyre).

Origjina gjithashtu mbetet e lidhur ngushtë me një koronavirus tjetër – të quajtur RmYN02 – i cili gjendet te lakuriqët e natës në Yunnan, Kinë dhe që tregon ngjashmëri 93.6% me gjenomin e Sars-CoV-2.

Studiuesit, nga Tajlanda, Singapori, Kina, Australia dhe SH.B.A., shikuan antitrupat në lakuriqët e natës dhe në një pangolin të trafikuar në Tajlandën jugore.

Ata thonë se antitrupat ishin në gjendje të neutralizonin virusin pandemik, që është provë e mëtejshme se koronavirusët e lidhur me SARS-CoV-2 po qarkullojnë në Azinë Juglindore.