Numri i familjarëve që paraqiten tek Infektivi për t’u çuar ushqim dhe veshmbathje të shtruarve është rritur dukshëm. Nga një vëzhgim i bërë ditën e sotme shihet prezenca e lartë e familjarëve që presin orarin e dorëzimit të ushqimit.

Raportohet se numri i shtrimeve tek Covid-1 është rritur pasi “Shefqet Ndroqi” nuk pranon më pacientë.

Nga 15 janari deri më 15 shkurt të gjitha emergjencat për rastet me koronavirus drejtoheshin tek Covid-2, por në këtë spital është prishur skaneri dhe është vendosur që të mos pranohen më pacientë pa ekzaminime imazherike.

Tashmë tek Infektivi ndodhen aktualisht rreth 120 të shtruar , duke bërë që shtretërit të shkojnë drejt ezaurimit.

Ndërkohë, nga të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë mbi situatën e infektimeve në vend për datat 8 dhe 9 shkurt rezulton se brenda 24 orëve numri i shtrimeve është shtuar me 22 pacientë.