Ngjan se kohët e fundit po flitet më shumë se kurrë për shqiptarë e britanikë, kjo në kontekstin e diskutimit të ndezur për valën e emigrantëve tanë të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Përkundër qëndrimeve qeveritare apo mediatike, ambasadori në Tiranë, Alastair King Smith thotë se aktualiteti zgjidhet përmes mbështetjes dhe edukimit të të rinjve.

’Jam shumë i zhgënjyer që shoh raportet negative të mediave në Angli dhe dua të them se qëndrimi i vendit që përfaqësoj unë është ai i vlerësimit të kontributit të të gjithë komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe. Shumica e shqiptarëve në Angli janë legalë dhe kontribuojnë vërtet në shoqërinë britanike dhe ato i vlerësojmë vërtet. Dhe përpiqemi t’i respektojmë ata duke  i siguruar të njëjtat të drejta si çdo minoritet dhe komunitet aty, duke i mbrojtur nga gjuha raciste apo abuzimi. Do të doja që të gjithë ta shihnin në këtë këndvështrim dhe të fokusohemi te gjërat pozitive që shohin dy vendet tona”, u shpreh ambasadori britanik, Alastair King-Smith.

Por Shqipëria dhe Britania e Madhe në 100 vjet marrëdhënie diplomatike ndajnë një histori me ulje dhe ngritje, sipas studiuesve që u bënë bashkë në Tiranë në një konferencë shkencore. 

Dhe në këtë raport-dritë-hijesh profesor Afrim Krasniqi tregon se gjithmonë ka mbizotëruar dëshira për t’u afruar mes dy vendeve. 

Jo vetëm historia si e shkuar dhe edukimi si e ardhmja, por edhe kultura u bë pjesë e diskutimeve të kësaj konference. Pikë kryesore ku u ndal ambasadori britanik ishte kontributi i ekspertëve anglezë në Butrint, si një prej trashëgimive botërore, për të cilën duhet të kujdesen të gjithë.