Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur sot në Tiranë.

Dyshohet se ishin të pastrehë, dy sirianë kanë hyrë në një kabinë elektrike, ku fatkeqësisht i ka zënë korrenti.

Ngjarja ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ku pas ngjarjes sirianët janë dërguar menjëherë në spital.

Mësohet se emigrantët janë të moshës 32 dhe 33 vjeç dhe ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale.